Haliti: PDK-ja nuk ka humbur e as Vetëvendosja nuk ka fituar

Haliti: PDK-ja nuk ka humbur e as Vetëvendosja nuk ka fituar

Pas 13 vjetësh në pushtet Partia Demokratike e Kosovës ka kaluar në taborin opozitar. Përveç që PDK-ja nuk po e pranon që ka pësuar rënie, nuk po e pranon as fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit. Për PDK-në 2-3 deputetë nuk e përcaktojnë rënien ose shkëlqimin e ndonjë partie. Anëtari i Kryesisë […]

Përveç që PDK-ja nuk po e pranon që ka pësuar rënie, nuk po e pranon as fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit. Për PDK-në 2-3 deputetë nuk e përcaktojnë rënien ose shkëlqimin e ndonjë partie.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka treguar për “Zërin” disa nga arsyet që e kanë çuar PDK-në në opozitë pas kaq shumë vjetëve në pushtet.

Haliti nuk e konsideron rënie rezultatin e PDK-së në zgjedhjet e fundit, as rezultatin e Vetëvendosjes nuk e sheh si fitore.

“Ka shumë arsye të cilat kanë ndikuar që PDK-ja të dalë në opozitë. Fillimisht fushata e madhe kundër PDK-së, e cila ka qenë krejtësisht e paargumentuar, ka ndikuar të krijohen raporte mosbesueshmërie në raport me Vetëvendosjen. E dyta, kjo parti e ka prekur nervin e atdhetarizmit për t’u bashkuar si komb dhe ka pasur mbështetje veçanërisht mbi bazën e kësaj politike. Këto arsye kanë ndikuar tek elektorati që të ndërrojnë ose ta votojnë Vetëvendosjen në një numër që nuk kisha thënë se ka fituar, por ka dalë e para”. Ai potencon se partitë para PDK-së kanë marrë vetëm nga dy-tre deputetë më shumë, rrotacion që është krejtësisht normal të ndodhë në demokraci. Sipas tij, PDK-ja do të veprojë si opozitë për ta kontrolluar çdo veprim të qeverisë së re.

Më tutje Haliti deklaron se pritet të shihet qasja, të cilën do të ketë qeveria e re ndaj problemeve që ka Kosova dhe sidomos ndaj çështjes së dialogut, të cilën ai thotë se mund ta përmbyllë kënaqshëm nëse ka në fokus interesin e përgjithshëm të vendit.

“Varet nga bashkëpunimi që qeveria do të ketë me protagonistët kryesorë për çështjen e bisedimeve. BE-ja dhe SHBA-ja janë të interesuara që procesi bisedimeve me Serbinë të përfundojë dhe përfundimi jogjithmonë mund t’i kënaqë palët. Por unë besoj që nëse bisedimet nisin me interesa jo të ngushta, por për interesa të të gjithëve, nëse ne marrim përgjegjësi si institucione të Kosovës besoj se përfundimi mund të jetë më i mirë sesa që pritet”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?