Habit mjeku italian: Mos bëni panik, në Itali nuk ka të vdekur nga koronavirusi

Habit mjeku italian: Mos bëni panik, në Itali nuk ka të vdekur nga koronavirusi

Mjeku i spitalit infektiv të San Martinos ka bërë thirrje që njerëzit të mos alarmohen nga koronavirus sepse të gjithë po lëndojnë veten. “Ne duhet të jemi të sigurtë, siç kam qenë që nga fillimi. Koronavirusi është më shumë si grip i rëndë dhe jo një murtajë”, tha Matteo Basseti. Prej disa ditësh, ai përsërit […]

“Ne duhet të jemi të sigurtë, siç kam qenë që nga fillimi. Koronavirusi është më shumë si grip i rëndë dhe jo një murtajë”, tha Matteo Basseti.

Prej disa ditësh, ai përsërit që njerëzit të qëndrojnë të fortë dhe të kenë një mendje të qetë.

Matteo sqaroi se është sëmundje e vështirë nga pikëpamja epidemologjike por nga ana klinike, është një trend i qetë, edhe në nivelin italian.

“Unë jam pranë familjeve të viktimave, por më lejoni të them që në Itali nuk ka asnjë pacient të vdekur nga koronavirus. Kur njëri hyn në spital nga sulmi në zemër dhe vdes nga koronavirus, në fakt ai nuk ka vdekur nga koronavirus por nga sulmi në zemër. Nëse njëri gjendjet i vdekur në shtëpi, ashtu siç ndodhi në zonën e Lombardisë, kush e di që vdiq nga koronaviru? Për ta thënë qartë, askush nuk ka vdekur në Itali nga koronavirus. Është një formë e rëndë virale, por ka ndikim më të madh se Sars”, u shpreh mjeku infeksionist.

Edhe për të moshuarit, Matteo bën thirrje që të qëndrojnë të qetë dhe nuk është e nevojshme që të vishen maska.

Ashtu siç informon OBSH, mjeku thekson se larja e duarve është shumë e rëndësishme. I pyetur përse është i vetmi që thotë se nuk ka viktima nga koronavirusi në Itali, mjeku tha:

“Në 90% të rasteve, sëmundja nuk është serioze. Unë nuk kam shpikur asgjë: numri i të prekurve në Kinë na tregon se vetëm 2% kanë vdekur. Pneumonia normale që trajtojmë në spital ka një shkallë vdekshmërie prej 4-5%, dy herë më shumë se koronavirusi. Ju absolutisht nuk duhet të keni frikë.”/a.m/noa.al

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?