Gucati apel Kurtit: Bëj kujdes me NATO-n ose e bllokojmë Prishtinën me protesta

Gucati apel Kurtit: Bëj kujdes me NATO-n ose e bllokojmë Prishtinën me protesta

Kryetari i OVL-UÇK-së konsideron se për shkak të inateve politike, Albin Kurti e Vjosa Osmani po rrezikojnë prishjen e marrëdhënieve me NATO-n e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë, Hysni Gucati po paralajmëron se qytetarët e veteranët do të bllokojnë rrugët e kryeqytetit, në rast se do të ndodhë një gjë e tillë. Kryetari […]

Kryetari i OVL-UÇK-së konsideron se për shkak të inateve politike, Albin Kurti e Vjosa Osmani po rrezikojnë prishjen e marrëdhënieve me NATO-n e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë, Hysni Gucati po paralajmëron se qytetarët e veteranët do të bllokojnë rrugët e kryeqytetit, në rast se do të ndodhë një gjë e tillë.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati derisa flet për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me “zbulimin e marrëveshjes sekrete”, ndërmjet Thaçit dhe NATO-s, thotë se Kurti është duke gabuar.

“Unë i bëj thirrje kryetarit të qeverisë, dhe kryetares së parlamentit, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, mos të merren me këto se nuk na çojnë mirë askund. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për këtë vend dhe ka luftuar për të bërë miq. Ne aleatin më të mirin, dhe mikun e kemi NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk kemi nevojë të dalim kundër NATO-s dhe kundër amerikanëve këta janë miqtë tanë, që na kanë ndihmuar ta çlirojmë vendin nga Serbia. Atë letër që e ka bërë publike, ajo nuk është marrëveshje që është dashur të votohet në Parlamentin e Kosovës, ajo ka qenë mes dy arterieve, NATO-s dhe presidentit, apo qeverisë që ka qenë në ato kohë. Kështu që z.Kurti me mendimin tim është duke gabuar”, tha ai.

Kjo, sipas tij, po ndodhë për inate politike, për çka siguron se kreu i ekzekutivit nuk do të ketë mundësi të prish marrëdhëniet me NATO-n, në të kundërtën ai ka paralajmëruar edhe protesta.

“Unë i kisha bërë apel z.Kurti t, që marrëdhëniet me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t’i prish ai. Se na detyron me dal në rrugë edhe me blloku qytetin e Prishtinës, me gjithë veteranët dhe me qytetarët e Kosovës. Nuk ka qytetarë të Kosovës që dëshiron të prish marrëdhëniet me NATO-n dhe me KFOR-in por edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siguria e Kosovës është NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata i ruajnë kufijtë e Kosovës sepse e kanë fuqinë dhe kanë mandatin me i ruajt kufijtë e Kosovës”, shton ai.

Kryeministri Albin Kurti para dy ditëve i ka dërguar letër kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që sipas tij kanë të bëjnë me një marrëveshje sekrete të nënshkruar nga presidenti i Kosovës më 19 prill 2013, e cila ia pamundëson FSK-së pa një dakordim paraprak shkuarjen në veriun e Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?