‘Gratë cullak’ që po heqin shamitë po terrorizojnë regjimin e Iranit

Në verën e vitit 2017, një lëvizje në mediat sociale inkurajonte gratë iraniane që të hiqnin shamitë e tyre dhe të ndanin momentet e tyre të “lirisë tinëzare” në Internet. Vajzat në mënyrë rutinore po refuzonin rregullat e “hixhabit të mirë” duke e vënë mbulesën aq keq sa fijet e flokëve të dukeshin. Gratë kishin […]
Vajzat në mënyrë rutinore po refuzonin rregullat e “hixhabit të mirë” duke e vënë mbulesën aq keq sa fijet e flokëve të dukeshin. Gratë kishin postuar fotografi të tyre duke u ngjitur maleve apo duke vozitur me flokët që e tyre që shfaqeshin lirshëm.
“Mbulesa ishte një shtyllë ideologjike e revolucionit” – që rrëzoi shahun e Iranit në vitin 1979, shkruan Kim Ghattas në “Vala e Zezë”, një histori e krizës rajonale të atij viti në Iran dhe Arabi Saudite, përkthen Periskopi nga NyPost.
Iranianët kanë jetuar jetë të dyfishtë që nga vendosja e teokracisë së Ayatollah Rohullah Khomeinit në vitin 1979.
Publikisht, gati të gjithë 82 milionë qytetarët e këtij vendi i janë bindur rregullave strikte të regjimit që ndalonte muzikën, alkoolin dhe ndejat e përbashkëta me burra dhe gra. Po ashtu, gratë kanë mbajtur të mbuluara flokët e tyre gjithë kohën, por vetëm në publik.
Por, iranianët i thyejnë këto rregulla vazhdimisht në hapësirat e tyre private.

“Ka ndeja private ku gratë dhe burrat vallëzojnë së bashku, ku secili pi, dhe ku buçet muzika.” Thotë më tej Ghattas.
Ndasia mes privates dhe publikes ka lejuar iranianët që të kultivojnë rebelitetin mes tyre.
Shkrimet e Ghattasit për personalitetet e ndara iraniane kanë hedhur dritë edhe mbi protestat e fuqishme e tepër të çuditshme që shpërthyen në vitin 2019, e edhe tash në vitin 2020 pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani që bëri që regjimi islamik të rrëzonte një aeroplan ku ndodheshin 172 udhëtarë.
Më 6 mars të vitit 1979, Khomeini kishte vendosur rregullin e quajtur “gratë cullak”, në të cilin, gratë të cilat nuk i fshihnin flokët e tyre nën mbulesë – do të ndaloheshin të punonin e të merrnin shërbime nga të gjitha institucionet qeveritare.
Gratë iraniane kishin protestuar por më pas, mediumet shtetërore të Iranit kishin nisur një fushatë të turpërimit të këtyre grave.
Tash, dyzet vjet pas revolucionit, një gjeneratë e re e iranianëve po fillon të protestojë fuqishëm kundër qeverisë.
“Për çdo ditë shohim video të reja të grave që e sfidojnë policinë morale të vendit,” shkruan Ghatas duke treguar se si po refuzoheshin urdhërat e qeverisë për mbulesën.
“Protestat e mbulesës ishin më të vështirat për regjimin që të përmbaheshin, sepse ato po ndodhin në mënyrë të izoluar,” – ka shtuar më tej ai.
Sidoqoftë, ajo nuk tregon parashikimin e saj nëse regjimi iranian do të bie. /Periskopi












