Gëzohen punëtorët e sektorit privat: Kurti premtoi para shtesë nga qeveria

Duket se z.Albin Kurti është i përkushtuar që të mbrojë qytetarët e vendit nga varfëria dhe punët e paguara keq. Të paktën, kjo bazohet në premtimet e forta që dha në foltoren e Kuvendit të Kosovës gjatë një fjalimi disa-minutësh në kërkim të votave për t’u bërë kryeministër. Ai shpalosi shumë pika të programit por […]

Ai shpalosi shumë pika të programit por pa i detajuar krejtësisht gjë që ndjell dyshime se ato mund të realizohen ndonjëherë.

Por, pika që mund të gëzojë shumë qytetarë që ende i besojnë Kurtit, është ajo në të cilën deklaroi se “Do të bëjmë subvencionimin e pagave për sektorin privat.”

Nga kjo del se të gjitha bizneset private do të mbështeten me subvencione nga shteti në mënyrë që të paguajnë më shumë punëtorët e tyre.

Ai përmendi edhe rrogën minimale, por pa deklaruar saktësisht nëse do të rritej ajo. Aktualisht, paga minimale për punëtorët poshtë moshës 35 vjeçare është 130 euro, ndërkaq mbi këtë moshë është 170 euro.

“Më shumë garë të drejtë. Do të mbrojmë punëtorin; për punëtorin më shumë të drejta. Do të promovojmë punën 8 orë në ditë e 40 në javë. Do ta shtojmë numrin e inspektorëve në 400. Do ta shtojmë buxhetin në 3 miliardë euro.” – deklaroi z.Kurti.

Por, këto qëndrime u kontestuan nga z.Bedri Hamza nga PDK, një ekonomist që kishte menaxhuar me Ministrinë e Financave.

Ai deklaroi se as me 3 miliardë këto plane ekonomike nuk do të mund të realizoheshin. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?