Fukaraja i Qeverisë Kurti: Agim Veliu deklaroi pasuri të paluajtshme prej 0 eurove e 0 centëve

Ish kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, tashmë mori detyrën si Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë që do të drejtohet prej Albin Kurtit. Por, pasuria e deklaruar prej tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK] është mjaft e çuditshme. Sipas z.Veliu, pasuria e tij e paluajtshme peshon saktësisht zero euro e zero centë. […]
Ish kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, tashmë mori detyrën si Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë që do të drejtohet prej Albin Kurtit. Por, pasuria e deklaruar prej tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK] është mjaft e çuditshme.
Sipas z.Veliu, pasuria e tij e paluajtshme peshon saktësisht zero euro e zero centë. Megjithëse, ai ka listuar në mesin e pronave të tij një tokë të punuar me sipërfaqe prej 73 metrash, një truall tjetër me 10 ari dhe një banesë prej 76 metrash katrorë krahas një shtëpie me oborr.
Sidoqoftë, Shtëpia me oborr e z.Veliu duket se mund të ekzistojë në botën e ideve të Platonit sepse nuk ka shtrirje fizike në planetin tokë – sipërfaqja e saj në ari është saktësisht 0.00, shkruan Periskopi.

Por, ministri i ri i brendshëm i ka disa para në institucionet financiare të Kosovës. Duket se nënkryetari i LDK-së ka arritur të kursejë 14 mijë e 507 euro e 19 centë në bankat e Kosovës – sipas deklarimit të tij.
Megjithatë, situata vështirësohet nëse shikojmë borxhin që Veliu e ka për një truall e të cilin duhet ta paguajë në pesë vitet e ardhshme. Ky detyrim financiar peshon hiç më pak se 25 mijë euro.
Deri tash, Veliu është paguar nga 1 mijë e 197 euro e 82 centë në muaj për shërbimet e tij si kryetar komune në Podujevë. /Periskopi












