Fotografi i Obamës ia publikoi foton e luftës, rrëfehet Rasim Mehmeti

Fotografi i Obamës ia publikoi foton e luftës, rrëfehet Rasim Mehmeti

U fotografuan nga fotografi personal i ish-presidentit amerikan Barack Obama, Pete Souza, në kufirin e Bllacës, në ngjarjen e njohur si “Eksodi i Bllacës” në vitin 1999. Rasim Mehmeti me dy djemtë, njërin 3-vjeçar e tjetrin 7 vjeç, ka treguar për Express momentin e shkrepjes së fotografisë dhe përjetimet e familjes së tij gjatë kohës […]

Rasim Mehmeti me dy djemtë, njërin 3-vjeçar e tjetrin 7 vjeç, ka treguar për Express momentin e shkrepjes së fotografisë dhe përjetimet e familjes së tij gjatë kohës së luftës në Kosovë

Rasim Mehmeti i cili në krahët e tij mban të birin Durimin dhe me njërën dorë shtrëngon djalin tjetër Beharin, ka rrëfyer për Express pikërisht momentin kur është shkrepur fotografia, ku ai po kërkonte nga ushtria maqedonase që të bashkohej me bashkëshorten dhe fëmijët e tjerë.

“Në atë kohë kam qenë 37-vjeçar, edhe pse kanë kaluar 20 vjet e mbaj në mend shumë mirë atë moment. Aty ku shihemi në fotografi kam qenë duke iu thënë ushtarëve maqedonas se dua të bashkohem me gruan dhe fëmijët tjerë. Ushtria na kanë ndalë dhe na kanë thënë të hipim në autobus, sepse të gjithëve do të na çojnë në një vend”, tregon Mehmeti.

Por, familjes Mehmeti nuk i doli ashtu si i thanë. Ushtria i ndau. Gruan dhe tre fëmijët tjerë i çuan në Turqi, ndërkaq Rasimin me dy djemtë në Stankovac.

“Na kanë çua me autobus, por na kanë nda me gruan dhe fëmijët tjerë. Na kanë thënë se të gjithëve kanë me na çua në një vend, por nuk na çuan, gruan me fëmijë prej Bllacës drejt me aeroplan për në Turqi ndërsa mua me dy djemtë tjerë në Stankovac”, ka treguar ai.

Ai ka treguar se si gruaja e tij ka folur për mediat turke ku ka rrëfyer tërë ngjarjen, e më pas ka ardhur deri te bashkimi i familjes Mahmeti.

“Gruaja ka folur për një televizion në Turqi dhe ua ka tregu ngjarjen, ata e kanë pru në Stankovac letrën na kanë njoftuar se gruaja me fëmijë është në Turqi. Pas disa ditësh kam shkuar edhe unë me fëmijët në Turqi, pas tre muajve jemi kthyer në Kosovë”, ka treguar Rasim Mehmeti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?