Forco sistemin imunitar, mbaje larg koronavirusin me këto metoda

Forco sistemin imunitar, mbaje larg koronavirusin me këto metoda

Meqë pranvera është vetëm disa ditë larg, është koha ta lësh mënjanë dimrin me të gjithë ngarkesën e tij. Ashtu siç pastron shtëpinë kur hyn pranvera, edhe trupi ka nevojë për të njëjtën gjë. Pa harruar që kjo periudhë është “e mbytur” nga viruset, kështu që përpjekja duhet të jetë e madhe për të forcuar sistemin […]

Meqë pranvera është vetëm disa ditë larg, është koha ta lësh mënjanë dimrin me të gjithë ngarkesën e tij. Ashtu siç pastron shtëpinë kur hyn pranvera, edhe trupi ka nevojë për të njëjtën gjë. Pa harruar që kjo periudhë është “e mbytur” nga viruset, kështu që përpjekja duhet të jetë e madhe për të forcuar sistemin imunitar.

Ja ku janë metodat natyrale për të pastruar trupin në këtë periudhë dhe për të forcuar sistemin imunitar. Pse nuk e fillon që sot?

Bëj një plan të ri për vaktet

Lëri mënjanë ushqimet e rënda dhe të yndyrshme të dimrit dhe fillo një dietë të re me ushqime organike. Në pranverë, sistemi imunitar është akoma i dobët, kështu që ki parasysh të përfshish në dietë ushqime të pasura me VITAMINË C, ËSHTË KUSHT I ÇDO DITE; kastravecë, karota, domate, ananas, mollë, kungull, selino, qepë të njoma dhe të gjitha frutat dhe perimet jeshile

Pi më shumë çajra bimorë.

Çaji bimor, ndoshta nuk është pija më e shijshme për mëngjes, po është shumë më i shëndetshëm se sa kafja e zezë, madje edhe çaji jeshil. Filloje ditën me një filxhan çaj bimor: nenexhiku, xhenxhefili ose kamomili, mënyra më e mirë për ta pastruar trupin nga helmet, për të ndihmuar rënien në peshë, por edhe për të rritur nivelin e energjisë. Uji me limon është një tjetër alternativë e mirë për mëngjes.

Përgatiti vetë lëngjet e frutave

Ata që e fillojnë ditën me një gotë lëng frutash, duhet të investojë për një shtrydhëse të mirë. Lëngjet e përgatitura në shtëpi kanë veti fantastike pastrimi të organizmit. Disa nga përbërësit më të mirë për të shtuar në lëngje janë molla jeshile, luleradhiqja, majdanozi, avokado, lakra jeshile, zarzavatet e verdha, spinaqi dhe rrushi.

Pi më shumë ujë

… të paktën për dy javë. Pirja e ujit ndihmon për të pastruar organizmin dhe ndihmon tretjen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fillim të pranverës. Në këtë kohë nuk është e thënë të pish ujë si zakonisht. Shto disa boronica për të përmirësuar shijen.

Eksperimento më shumë me sallatat

Sallata duhet të jetë në krye të menusë së pranverës. Është e shëndetshme dhe e shijshme, por edhe me veti shumë të mira pastrimi. Testo me fruta dhe perime në sallatë, të stinës dhe të gjalla, shto edhe fara soje ose fara të tjera që ndihmojnë pastrimin. Po ashtu, edhe një sasi e vogël lëng limoni mbi sallatë bashkë me disa fara liri ia shton vlerat ushqyese.

Mëso të hash me mendje të kthjellët

A e di se një nga arsyet kryesore pse ha më shumë se ç’duhet dhe shton në peshë është e ngrëna pa mendje? Mbi të gjitha, duhet të kesh kujdes që të mos hash duke pasur përballë televizorin, telefonin, laptopin etj. Përtype mirë të gjithë ushqimin në çdo kafshatë. Kjo do të të ndihmojë për të absorbuar të gjitha vlerat ushqimore nga ushqimi dhe do t’i japë stomakut kohë të mjaftueshme për t’i dhënë sinjal trurit se ndihet i ngopur. Arti i të ngrënit në mënyrë të ndërgjegjshme është vërtet një punë e lehtë për t’u zotëruar.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar