Fjalët misterioze të Agim Veliut në prag të përmbylljes së marrëveshjes qeverisëse me VV-në

Agim Veliu raportohej se ishte një ndër njerëzit më kundërshtues në LDK të koalicionit qeverisës me Vetëvendosjes. Po ashtu, kryetari i Podujevës ishte në shënjestër të sulmeve të pareshtura të akterëve të Vetëvendosjes. Sot, dy liderët e partive treguan para mediave se kishin finalizuar marrëveshjen qeverisëse e cila do t’i kishte 15 ministri e 33 […]
Sot, dy liderët e partive treguan para mediave se kishin finalizuar marrëveshjen qeverisëse e cila do t’i kishte 15 ministri e 33 zv.ministri.
Agim Veliu ende nuk ka folur për media për të komentuar veprimin ndërkohë që partia e tij pritet të diskutojë për marrëveshje në Këshillin e Përgjithshëm të partisë vetëm pas pak, shkruan Periskopi.
Por, megjithatë Veliu ka shkruar mu në kohën kur besohet se kanë ndodhur diskutimet finale mes Kurtit dhe Mustafës, në orët e fundit të mbrëmjes së kaluar.
“Vetëm stabiliteti dhe fuqizimi i LDK-së e bën krenar secilin prej nesh.” – shkroi z.Veliu në Facebook-un e tij katërmbëdhjetë orë më parë.

Nuk dihet me saktësi se kujt i drejtohej një qëndrim i tillë. Marrë parasysh që Mustafa e realizoi koalicionin me Vetëvendosjen për hir të interesit të vendit, ndoshta Veliu ka konsideruar se fuqizimi i LDK-së në këtë periudhë kohore do të ishte më i domosdoshëm.
Por, ka mundësi që z.Veliu ka qenë pikërisht kundër kundërshtuesve tjerë në partinë që mendohet se ka filluar sërish të ketë përçarje të brendshme.
Mesazhi i tij në këtë kuptim tregon se ai nuk do të jetë kundër këtij koalicioni./Periskopi












