Egoizmi i Vjosa Osmanit: Kërkon dy pozita për vete dhe rrezikon koalicionin qeveritar me VV-në

Egoizmi i Vjosa Osmanit: Kërkon dy pozita për vete dhe rrezikon koalicionin qeveritar me VV-në

Duket se problemet në LDK nuk kanë të ndalur pas zhvillimeve dramatike sot ku u prezantuan emrat e rinj për ministra dhe u shtua numri i nënkryetarëve të partisë në tetë. Numri i nënkryetarëve të LDK-së gati u trefishua, duke u bërë nga tre në tetë sosh. Nga ky vendim përfituan Anton Quni, Ismet Beqiri, […]

Numri i nënkryetarëve të LDK-së gati u trefishua, duke u bërë nga tre në tetë sosh. Nga ky vendim përfituan Anton Quni, Ismet Beqiri, Haki Rugova, Imri Ahmeti dhe Gazmend Muhaxheri.

Të gjithë këta do të kenë të njëjtin pushtet institucionalisht në LDK aq sa kanë Lutfi Haziri, Agim Veliu, dhe Vjosa Osmani.

Si ministra u propozuan Agim Veliu [min.i Punëve të Brendshme], Vlora Dumoshi [ministre e Kulturës dhe Rinisë], Anton Quni [min.i Mbrojtjes], Lumir Abdixhiku [min i. Infrastrukturës], Hikmete Bajrami [min.Arsimit] dhe Besian Mustafa [min.i Bujqësisë].

Osmanit iu nda pozita e kryetares së Kuvendit ndërsa Avdullah Hotit ajo e zv.kryeministrit të parë.

Por, jo gjithçka duket se ka kaluar pa incidente. Vjosa Osmani, kandidatja për deputete që i fitoi mbi 170 mijë vota është përplasur me kryesinë e partisë duke iu kërkuar përgjegjësi për ndarjen e ministrive.

Në media u raportua se ajo ishte në veçanti e pakënaqur me propozimin e Veliut si ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa Periskopi mëson që ajo është ndarë e pakënaqur edhe me propozimin e Avdullah Hotit për zv.kryeministër të parë, e që e bën atë njeriun më të rëndësishëm në qeveri pas z.Kurti.

Për Osmanin raportohet se ka kërkuar të dyja këto pozicione, si ministre e Punëve të Brendshme dhe pozicionin e zv.kryeministres së parë.

Periskopi do t’iu mbajë të informuar për zhvillimet e tjera brenda kësaj partie politike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?