Edhe ministri i Kurtit vazhdon me avazin e Haradinajt: Vizat mund të liberalizohen këtë vit

Deri në fund të vitit mund të presim lëvizje të lirë, kurse “Qeveria Kurti” ka përkrahje të mirëfilltë ndërkombëtare, ka thënë ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka. Tema për të cilën kemi folur jo pak herë është liberalizimi i vizave. Ramush Haradinaj premtonte vazhdimisht e vazhdimisht se vizat do të hiqeshin, por megjithatë kjo nuk ndodhte. […]
Tema për të cilën kemi folur jo pak herë është liberalizimi i vizave. Ramush Haradinaj premtonte vazhdimisht e vazhdimisht se vizat do të hiqeshin, por megjithatë kjo nuk ndodhte. Dhe duket se avazin e Haradinajt po e merr edhe ministri i ri i Kurtit, z.Reka.
Ministri i ri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, thotë për RTV21 se, nëse Kosova arrin që t’i bind shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se ka përfunduar të gjitha çështjet për këtë proces, qytetarët e Kosovës deri në fund të këtij viti pritet që të lëvizin lirshëm, përcjell Periskopi.
Këtë deklaratë Reka e kishte thënë edhe më herët, ndonëse në fillim kishte hezituar të jepte datë duke u arsyetuar se nuk është në dorën e tij.
Reka kishte thënë në një intervistë të mëhershme, se vizat për Kosovën mund të hiqen në mars ose duhet të pritet deri në dhjetor./Periskopi












