Trump në fjalimin para kombit: Unë i mbaj premtimet

Presidenti amerikan, Donald Trump përmendi para Kongresit premtimet e mbajtura që nga ardhja në pushtet, me një ton vendosmërisht optimist, i përqendruar në rikthimin e madh të Amerikës. “Ndryshe nga shumë të tjerë para meje, unë i mbaj premtimet e mia”, deklaroi ai, sipas fragmenteve nga fjalimi i tij para kombit, të lëshuara paraprakisht nga […]
Presidenti amerikan, Donald Trump përmendi para Kongresit premtimet e mbajtura që nga ardhja në pushtet, me një ton vendosmërisht optimist, i përqendruar në rikthimin e madh të Amerikës.
“Ndryshe nga shumë të tjerë para meje, unë i mbaj premtimet e mia”, deklaroi ai, sipas fragmenteve nga fjalimi i tij para kombit, të lëshuara paraprakisht nga Shtëpia e Bardhë.
Në frontin e politikës së jashtme, atij iu desh të përfitonte nga ky takim i madh vjetor për të riafirmuar dëshirën e tij për t’u dhënë fund luftërave të Amerikës në Lindjen e Mesme.
Në një regjistër më konsensual, Donald Trump vuri dukje edhe nënshkrimin e një ligji që parashikon 12 javë pushim prindëror të paguar për të gjithë nëpunësit civilë federale, një ligj ky i mbrojtur nga opozita demokrate dhe vajza e këshilltarja e tij, Ivanka Trump.
Miliarderi republikan do të kërkojë për një mandat të dytë katërvjeçar në nëntor.












