​Thaçi fton think-tanket të bëhen pjesë e momentumit për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

​Thaçi fton think-tanket të bëhen pjesë e momentumit për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar udhëheqësit e dy think-tankeve ndër më të rëndësishme në Uashington, me të cilët ka biseduar për nevojën që SHBA-ja të mbajë rol udhëheqës në proceset në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në takimin e parë me James Carafano, nënkryetar i “The Heritage Foundation”, Presidenti […]

Në takimin e parë me James Carafano, nënkryetar i “The Heritage Foundation”, Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova aspiron anëtarësimin në NATO dhe në BE.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE do të thotë më pak ideologji anti-perëndimore në tërë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Presidenti Thaçi dhe shtoi se për të ecur përpara Kosova po punon në arritjen e një marrëveshjeje të paqes me Serbinë për t’u liruar nga e kaluara dhe për të ecur përpara.

Ndërsa, në takimin me Jane Harman në “The Wilson Center”, Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është shumë me fat që në Uashington gëzon mbështetje bi-partizane.

“Në përkrahjen për Kosovën, në Uashington, nuk ka dallime në mes partive”, u shpreh Presidenti Thaçi dhe shtoi se është me rëndësi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtyjnë përpara proceset e konsolidimit të Ballkanit Perëndimor.

Në të dy takimet, Presidenti Thaçi u shpreh se storia e Kosovës është storie e përbashkët e Kosovës dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtoi se kjo storie ka nevojë për kapitullin e fundit që është marrëveshja finale e paqes me Serbinë dhe integrimi në NATO dhe në BE.

Presidenti Thaçi u shpreh se është krijuar një momentum i ri me angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Donald Trump dhe nëpërmjet të dërguarit special, ambasadorit Grenell, dhe ftoi që të përkrahet dhe të shfrytëzohet ky momentum i krijuar për të sjellë paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në Kosovë dhe në tërë Ballkanin.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?