E çuditshme: Kryeministri i Kosovës ende nuk ka reaguar për vrasjen makabre të Qerim Kelmendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte zotuar se me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, do të zbardheshin të gjitha vrasjet e pasluftës. Ndërsa, sot, pikërisht kur Kurti qeveris me vendin, ndodhi një prej vrasjeve më mizore, ku përveç ekzekutimit edhe u dogj trupi i njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës […]
Ndërsa, sot, pikërisht kur Kurti qeveris me vendin, ndodhi një prej vrasjeve më mizore, ku përveç ekzekutimit edhe u dogj trupi i njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ai nuk mori mundin as të ngushëllojë familjen Kelmendi.
Familjarët e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, që mëngjesin e sotëm u gjet i vrarë dhe më pas i djegur në veturën e tij, thonë se atë e kanë vrarë në një pritë armiqtë e UÇK-së.












