Dy të tjerë dalin pozitivisht për Koronavirus në Britani

Rastet e reja e kanë ngritur numrin e të prekurve nga Koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar në 15, ka thënë Departamenti i Shëndetit. Dy pacientë të tjerë në Angli janë testuar pozitivisht për koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve në Britani në 15, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi. Virusi ishte marrë në Itali […]
Dy pacientë të tjerë në Angli janë testuar pozitivisht për koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve në Britani në 15, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Virusi ishte marrë në Itali dhe në Tenerife ndërkaq pacientët janë transferuar te specialisti në Spitalin Mbretëror në Liverpool dhe në një spital në Londër.
Sidoqoftë, sekretari anglez Robert Jenrick ka deklaruar që nuk ka asnjë arsye deri tash për mbylljen e shkollave.
“Shkollat “duhet që të marrin vendimet vetë” por qeveria nuk ka një këshillë të qartë bazuar në opinionin mjekësor, kishte thënë ai. /Periskopi












