Dy të lënduar, në aksidentin në rrugën Podujevë-Prishtinë

Në magjistralen Podujevë – Prishtinë, pikërisht në Bërrnicë, sot ka ndodhur një aksident i rëndë. Si pasojë e aksidentin kanë mbetur të lënduar dy persona. Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se kanë qenë të përfshira dy automjete. “Rreth orës 09:00 në rrugën […]
Në magjistralen Podujevë – Prishtinë, pikërisht në Bërrnicë, sot ka ndodhur një aksident i rëndë.
Si pasojë e aksidentin kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bërrnicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar 2 persona. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo












