Dy të ardhur nga Italia dhe një kinez: Këta janë të dyshuarit për Koronavirus në Kosovë

Tre raste të reja të dyshuara me koronavirus janë paraqitur në QKUK. Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, Shpend Fazilu ka konfirmuar se të dyshuarit me koronavirus janë një femër dhe një mashkull nga Kosova, si dhe një shtetas Kinez që kishte ardhur në Prishtinë para 3 javësh. “Një femër 27 vjeç nga Prishtina, […]
Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, Shpend Fazilu ka konfirmuar se të dyshuarit me koronavirus janë një femër dhe një mashkull nga Kosova, si dhe një shtetas Kinez që kishte ardhur në Prishtinë para 3 javësh.
“Një femër 27 vjeç nga Prishtina, studente në Itali në afërsi të Romës në Piaçenza, një mashkull 39 vjeç poashtu nga Prishtina i punësuar në Milano si dhe një shtetas kinez 1992 ka ardh nga Kina në Prishtinë më date 02 shkurt 2020”, ka thënë Fazliu për Periskopin.
Ndryshe dje gjatë ditës janë paraqitur tre raste por rezultatet e analizave kanë dalur negativ./Periskopi/












