Dita e parë e Vjosa Osmanit në zyrë: Si e nisi punën duke u shfaqur si konkurrente e Kurtit

Dita e parë e Vjosa Osmanit në zyrë: Si e nisi punën duke u shfaqur si konkurrente e Kurtit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dje e nisi ditën me disa ‘aksione simbolike’. Znj.Osmani, u bë lajm për heqjen e fotografisë së Presidentit të Republikës së Kosovës nga zyra e saj, të cilën, më vonë tha se ‘vetëm e ka zhvendosur’. Veprimi i zonjës Osmani u kritikua nga parti politike e edhe nga analistë e […]

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dje e nisi ditën me disa ‘aksione simbolike’. Znj.Osmani, u bë lajm për heqjen e fotografisë së Presidentit të Republikës së Kosovës nga zyra e saj, të cilën, më vonë tha se ‘vetëm e ka zhvendosur’.

Veprimi i zonjës Osmani u kritikua nga parti politike e edhe nga analistë e shoqëria civile. Heqja e fotografisë së Presidentit, siç u shpjegua dje gjërë e gjatë, për më keq, përbënte shkelje të ligjit.

Më vonë, znj.Osmani shkoi për ta vizituar Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Kështu, znj.Osmani nisi punën si Kryetare e Parlamentit, me një vizitë -që ndoshta – do të duhej ta bënte ministri i Shëndetësisë që vjen nga radhët e Vetëvendosjes së kryeministrit Kurti, zoti Arben Vitia.

Edhe ky veprim i zonjës Osmani, nuk u vlerësua mirë nga analistë e parti politike. Në debatet e mbrëmshme televizive, një veprim i tillë, u vlerësua si i pakuptimtë. Ndërkohë, analistët e vlerësojnë si një ‘luftë marketingu’ mes zonjës Osmani dhe zotit Albin Kurti.

Mesazhi i kryeministrit Kurti në mbledhjen ceremoniale të Qeverisë, të mbajtur dje, ishte i qartë për ministrat e tij: më pak në zyre, e më shumë në terren. Fjalë për fjalë, z.Kurti pati mesazhe edhe për ministrin e Shëndetësisë: ‘më shumë duhet të jetë pranë mjekëve e pacientëve, sesa në zyrë”, tha ai. Kështu, në ditën e parë të punës, pranë mjekëve e pacientëve nuk ishte zoti Vitia, por zonja Osmani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?