Dështoi të bëhet deputet por Vetëvendosja ia bënë një vend Sami Kurteshit, e çon në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka emëruar anëtarët e rinj. Bazuar në numrin e deputetëve, të gjitha Grupeve Parlamentare u takojnë nga një anëtar në KQZ, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të ketë dy të mandatuar. Sami Kurteshi dhe Ali Mrama janë anëtarët e zgjedhur të LV-së në KQZ. Sami Kurteshi ka dështuar që […]
Bazuar në numrin e deputetëve, të gjitha Grupeve Parlamentare u takojnë nga një anëtar në KQZ, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do të ketë dy të mandatuar.
Sami Kurteshi dhe Ali Mrama janë anëtarët e zgjedhur të LV-së në KQZ.
Sami Kurteshi ka dështuar që të sigurojë votat e nevojshme për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 6 tetor. Por, Kurteshit partia e tij tashmë ia ka bërë një vend, atë të anëtarit të të KQZ-së, shkruan Periskopi.
Më poshtë gjeni emrat e të gjithë anëtarëve të rinj:
Sami Kurteshi, Ali Mrama – LVV
Sami Hamiti – LDK
Arianit Elshani – PDK
Ibrahim Selmanaj – AAK
Eshref Vishi – Nisma
Nenad Rikallo – Lista Serbe, nga serbët
Cemal Kurtisi, Artan Asllani, Rifat Krasniq – nga minoritetet e tjera.












