Deliu: Ne si PDK nuk do ta ndërrojmë fytyrën dhe assesi përmes elementeve të dhunshme

Deputetja e opozitës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu në emisionin “Frontal” ka thënë që partia që ajo përfaqëson nuk do të përdor dhunën në këtë mandat. Deliu ka theksuar që do të veprojnë si opozitë por nuk do të ndryshojnë sjellje. “Ne e kuptojmë rolin tonë opozitar dhe do të veprojmë […]

Deliu ka theksuar që do të veprojnë si opozitë por nuk do të ndryshojnë sjellje.

“Ne e kuptojmë rolin tonë opozitar dhe do të veprojmë si opozitë në raport me interesat e vendit, unë nuk e besoj dhe për këtë jam e bindur që ne nuk do të jemi të dhunshëm në raport me institucionet e Republikës së Kosovës. Nuk do ta ndërrojmë fytyrën dhe assesi që përmes elementeve të dhunshme. Nuk do të jemi të ndryshëm që nga ajo që kemi qenë”, ka thënë Deliu.

Më tej deputetja nga tabori opozitar ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë që shefi i qeverisë nuk do mund ti përmbush gjitha premtimet që i ka bërë sepse sipas saj, nuk do i mjaftojë as buxheti.

“Nuk do ta paragjykojmë në fillim qeverinë sepse do të ketë kohë që qeveria e re t’i kryejë obligimet që i ka marrë në raport me qytetarët e vendit. Unë nuk e besoj që do ti mjaftojë një buxhet i tillë për ato premtime”. ka deklaruar më tej Deliu.

Sipas Deliut koalicioni LVV-LDK nuk do të ketë jetë të gjatë.

“Në fakt ai shkeli për katër muaj më radhë parimet që deklaroi gjatë fushatës zgjedhore, që kur të vije në pushtet do ta bëj qeverinë për 72 orë. Të dy partitë kanë deklaruar me një gjuhë tejet të rëndë me njëri – tjetrin”, ka theksuar Deliu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?