Daut Haradinaj për Periskopin: Të mos i hapet tregu Serbisë, ata po armatosen rëndë nga Rusia

Daut Haradinaj për Periskopin: Të mos i hapet tregu Serbisë, ata po armatosen rëndë nga Rusia

Çështja e taksës po shihet të jetë si përçarja e parë ndërmjet koalicionit VV-LDK. Amerika tashmë ka dalë kundër zëvendësimit të saj me reciprocitet, derisa Bashkimi  Evropian nuk kanë ende ndonjë qëndrim të qartë. Derisa qeveria Kurti tashmë ka nisur përgatitjet e para përmes grupit punues të krijuar për heqje të taksës dhe vendosje të […]

Derisa qeveria Kurti tashmë ka nisur përgatitjet e para përmes grupit punues të krijuar për heqje të taksës dhe vendosje të reciprocitetit, një veprim i tillë po kritikohet nga partitë në opozitë, me theks të veçantë,  nga AAK-ja.

Daut Haradinaj nga radhët e AAK’së  për Periskopin tha se partia e tij është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të kundërshtuar vendimin për heqjen e taksës.

Ai theksoi se përveç përkrahjes së opozitës për këtë çështje, kanë marrë mbështetje edhe nga disa deputetë të komuniteteve jo serbe për këtë.

“Aleanca është duke i bërë të gjitha përpjekjet për ta kundërshtuar vendimin për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe. Jemi në kordinim të plotë me partitë opozitare, të cilat i falënderoj shumë për bashkëpunim, kemi marrë mbështetje edhe nga disa deputetet të komuniteteve jo serbe, dhe kjo e bënë me të fuqishëm pozicionin tonë:”, ka thënë ai për Periskopin

Haradinaj po ashtu i ka quajtur mashtrime veprimet e Kurtit duke thënë se po tenton të hap tregun me Serbinë, në kohën kur Serbia po armatoset me sistemin e mbrojtjes raketore më të sofistikuar Rus.

“Qeveria Kurti në vazhdën e shumë mashtrimeve po tenton ta hap tregun me Serbinë, në kohen kur Serbia po armatoset me sistemin e mbrojtjes raketore me të sofistikuar rus. Ne jemi pro Amerikë, e pro Perëndim, e nuk jemi të gatshëm ti bëjmë favore Serbisë. Ata që e hapin tregun për Serbinë do të jenë përgjegjës para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe partia e AAK’së ditë më parë kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës,  ku nuk i përjashtojnë as protestat për këtë çështje./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?