Cakaj në Selanik flet për rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për perspektivën evropiane, të zhvilluar në Selanik. Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, kryediplomati Cakaj u shpreh se iu vu theksi dy çështjeve tepër të rëndësishme. […]

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për perspektivën evropiane, të zhvilluar në Selanik.

Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, kryediplomati Cakaj u shpreh se iu vu theksi dy çështjeve tepër të rëndësishme.

Së pari, pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një masë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal dhe për të lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor.

Së dyti, nënvizuan rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në rajon.

“Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore!”- përfundoi Cakaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?