Cakaj në mbledhjen e V4: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe të liberalizohen vizat për Kosovën

Cakaj në mbledhjen e V4: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe të liberalizohen vizat për Kosovën

Cakaj në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit (V4) dhe Ballkanit Perëndimor: Fokusi në çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës. Ministri në Detyrë për Evropën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit […]

Cakaj në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit (V4) dhe Ballkanit Perëndimor: Fokusi në çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës.

Ministri në Detyrë për Evropën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit (V4) dhe Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua në Pragë.

Në takim edhe njëherë u përsërit mbështetja e vendeve të Vishegradit për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe u konfirmua mbështetja për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.

Në një reagim në Facebook, Cakaj theksoi se në mbledhje parashtroi dy çështje kryesore lidhur me rajonin.

Së pari, Kryediplomati u ndal në rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria, ashtu siç e ka konfirmuar deri më tani edhe Komisioni Evropian, ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Miratimi i metodologjisë së re ka krijuar një momentum të ri politik brenda Bashkimit Evropian, i cili duhet shfrytëzuar gjithsesi.”- u shpreh Cakaj.

Së dyti, Cakaj theksoi domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës, pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për të siguruar lëvizjen e lirë. Kështu që çdo vonesë sipas tij, do të ishte e padrejtë.

“Po ashtu, nënvizova se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?