Brenda 1 jave: Qeveria Kurti rehaton familjarët e Sali Zybës, Xhelal Sveçles, Lumir Abdixhikut e Fitim Ukës

Brenda 1 jave: Qeveria Kurti rehaton familjarët e Sali Zybës, Xhelal Sveçles, Lumir Abdixhikut e Fitim Ukës

Punësimet familjare dhe rehatimi i militantëve partiak po vazhdon edhe nga qeveria Kurti, ani pse këta të fundit u zotuan dhe tërë fushatën premtuan se do ta çkapin shtetin dhe do ta respektojnë meritokracinë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka rehatuar djalin e axhës së tij si asistent të Rozeta Hajdarit, ministres të Ekonomisë, […]

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka rehatuar djalin e axhës së tij si asistent të Rozeta Hajdarit, ministres të Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike.

Drilon Zyba, është punësuar si asistent personal i ministres Hajdari, e cila do të udhëheq me njërën nga ministritë më të rëndësishme të qeverisë së Kosovës.

Sami Uka, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Fitim Uka, është emëruar si këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Emërimi i tij si këshilltar i ministri Vitia është bërë më 12 shkurt, ndërsa për punësime tjera do të ketë njoftime.

Edhe familjarët e Xhelal Sveçles kanë pasur fatin e mirë gjatë këtyre punësimeve, Gëzim Sveçla është punësuar si shofer i zëvendëskryeministrit Haki Abazi, shkruan Gazeta Metro.

Punësime në ministri të Vetëvendosjes ka pasur edhe nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rinor Kastrati, vëllai i gruas së ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, është punësuar si këshilltar i kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Po ashtu kujtojmë kryeministri Albin Kurti me të ardhur në krye të Qeverisë ka realizuar apo bërë ‘Rregulloren (QRK) – nr. 05/2020′, kjo rregullore parasheh përgjegjësinë e zyrës së kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe ministrave të tij, shkruan Gazeta Metro.

Sipas kësaj rregullore të Qeverisë Kurti, parashihet që zëvendëskryeministri i parë që në këtë rast i takon LDK’së, dhe në atë pozitë është Avdullah Hoti, kë të drejtë të punëson deri në 10 këshilltarë politikë.

Zëvendëskryeministri i dytë, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, po ashtu ka të drejtën të emëron deri në 10 këshilltarë politikë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?