Bërnabiqi e gatshme të takohet me Kurtin, por ka disa kushte

Nga implementimi i marrëveshjeve të Brukselit, raporti ndaj taksave jolegale dhe raporti ndaj serbëve në Kosovë do të varet raporti i Beogradit ndaj institucioneve të reja “të përkohshme” në Prishtinë, ka deklaruar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, dhe ka porositur se është e gatshme të bisedojë edhe me Albin Kurtin, kryeministrin e ri të Kosovës. “Jam […]

“Jam e gatshme të bisedoj me të gjithë për të përmirësuar jetën e serbëve në Kosovë e Metohi apo kudo tjetër, përfshirë edhe me Kurtin”, ka thënë Bërnabiqi kur është pyetur nëse do të jetë e gatshme të bisedojë me kryeministrin e ri të Kosovës, raporton televizioni publik serb.

Ajo tha se Beogradi gjithmonë ka qenë i gatshëm për dialog dhe për bashkëpunim, përfshirë edhe dialog për temat më të rënda.

“Nga ta do të varet se si do të duket kjo”, shtoi kryeministrja serbe.

Sipas saj, janë disa tema të hapura dhe procese që kanë nisur, por që s’janë kryer, mbi të gjitha marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Ajo thotë se ky është një obligim ndërkombëtar për Prishtinën, siç është edhe heqja e taksës.

“Në lidhje me këto dy gjëra, zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe mënyra se si reagon ndaj taksave jolegale për mallrat nga Serbia qendrore, do të varet edhe raporti ynë ndaj institucioneve të përkohshme në Prishtinë, ndërsa për dialog jemi gjithmonë të gatshëm, sepse kjo është mënyra e vetme që të kemi të ardhme më të mirë, më stabile dhe më të parashikueshme për të gjithë ne në këtë pjesë të Evropës”, porositi Bërnabiqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?