Berisha: Të shohim a po pajtohemi me Kurtin për kërkesat tona

Deputeti Veton Berisha, ka deklaruar se sot pritet para fillimit të seancës për votimin e qeverisë të dakordohen me mandatarin Albin Kurti për ministrin nga komunitetet. Ai tha se komuniteti egjiptian ka kapacitete dhe pret që t’i besohet një ministri. Pavarësisht kësaj, ai tha se do ta votojë qeverinë. “Vetëm sa erdhëm në Kuvend dhe […]

Deputeti Veton Berisha, ka deklaruar se sot pritet para fillimit të seancës për votimin e qeverisë të dakordohen me mandatarin Albin Kurti për ministrin nga komunitetet.

Ai tha se komuniteti egjiptian ka kapacitete dhe pret që t’i besohet një ministri. Pavarësisht kësaj, ai tha se do ta votojë qeverinë.

“Vetëm sa erdhëm në Kuvend dhe sot po pritet me u dakorduar me z.Kurti, ta shohim a po pajtohen me kërkesat tona dhe me ofertën tonë. Është programi i qeverisë për zhvillimin e komunitetit, komunitetit egjiptian në këtë rast. Ne prej fillimit kemi thënë që jemi të interesuar të marrim përgjegjësi në qeveri që me marrë për herë të parë me pas komuniteti egjiptian një ministri, kemi kapacitete, kemi mundësi dhe po e shqyrtojmë këtë mundësi. Po shpresojmë që ministria e 13 që veçse ka dal në opinion me na u besua neve, për shkak që është e mundshme me kushtetutë dhe vetëm duhet vullnet politik”, tha ai.

Berisha tha se në parim janë për të votuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, pasi shtoi se nuk janë për të penguar.

Sa i përket asaj se a ka dakordim brenda grupit parlamentar 6+, Berisha tha se edhe brenda grupit ka përçarje, pasi të gjithë duan të marrin ministrinë që u takon komuniteteve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?