Bekim Haxhiu: Kushdo që përpiqet ta lëndojë raportin tonë me SHBA-në, do të marrë reagim qytetar siç mori dje Albini

Bekim Haxhiu: Kushdo që përpiqet ta lëndojë raportin tonë me SHBA-në, do të marrë reagim qytetar siç mori dje Albini

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, thotë se kryeministri Albin Kurti, duke qenë se ka bërë premtime të mëdha e vështirë të realizueshme, po mundohet që përmes vendimeve populiste ta zhvendosë vëmendjen e atyre që e votuan. Në një intervistë për Periskopin deputeti i PDK-së, ka rikujtuar premtimin e Kurtit se çdo familje në Kosovë do […]

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, thotë se kryeministri Albin Kurti, duke qenë se ka bërë premtime të mëdha e vështirë të realizueshme, po mundohet që përmes vendimeve populiste ta zhvendosë vëmendjen e atyre që e votuan.

Në një intervistë për Periskopin deputeti i PDK-së, ka rikujtuar premtimin e Kurtit se çdo familje në Kosovë do ta ketë nga një të punësuar.

“Albin Kurti në pushtet ka ardhur me premtime te mëdha, duke qenë i vetëdijshëm se premtimet nuk mundet me i realizu psh. që nga çdo familje do të punësojë së paku një person, duke e ditur se këtë nuk mundet me realizu. Albin Kurti po përpiqet me zhvendosë vëmendjen e opinionit me fotografi e vendime populiste”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka thënë se deri më tani, nuk mund të japë asnjë vlerësim për qeverisjen e re LV-LDK, duke thënë se kjo Qeveri nuk ka ofruar madje as program qeverisës. Haxhiu mendon se dallimet mes të dy partnerëve të koalicionit janë të dukshme, por se nuk do që të spekulojë për jetëgjatësinë e saj.

“Për një muaj ne Qeveri as program qeverisës nuk kanë ofruar, nuk ka asgjë për tu vlerësuar as komentuar. Shihet që ka mospajtime, mosbesim mes partnerëve të koalicionit, por se sa do të u zgjasë bashkëpunimi është çështje e tyre”, thotë deputeti i PDK-së.

Duke folur për veprimin e djeshëm të kryeministrit Kurti, i cili i dërgoi kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani një letër përmes të cilës e njoftonte për arritjen e një ‘marrëveshje sekrete’ në mes të ish kryeministrit Hashim Thaçi dhe shefit të NATO-s, ku Thaçi garantonte NATO-n se FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa miratimin e KFOR-it.

Haxhiu tha se partneriteti i Kosovës me NATO-n dhe BE-në është i përjetshëm dhe kushdo që përpiqet t’a lëndojë atë do të marrë përgjigje e reagim nga qytetarët, ashtu siç mori dje Albin Kurti.

“Partneriteti strategjik i Kosovës me NATO-n, SHBA-n dhe BE është i pakontestueshëm dhe i përhershëm. Komunikimi me letra mes partnerëve është krejt normal, pra mes Kosovës dhe NATO-s. Kushdo që  përpiqet ta lëndojë këtë partneritet të Kosovës me NATO-n, gabon shumë dhe do të marrë përgjigje dhe reagim nga qytetarët e Kosovës, ashtu siç e mori dje Albini”, ka theksuar Haxhiu.

Duke folur për qëndrimin e PDK-së lidhur me taksën dhe planin e kryeministrit Kurti për vendosjen e reciprocitetit, Haxhiu tha se partia e tij kishte propozuar një vit më parë projektin 10 pikësh, por se nuk mori mbështetjen e partive që sot janë në pushtet.

“Një vit me parë, PDK e ka ofruar projektin 10 pikësh për taksën dhe dialogun por që për fat te keq nuk ishte pranuar nga partitë që sot janë në pushtet”, ka rikujtuar Haxhiu.

Deputeti i PDK-së ka qenë një prej  mbështetësve më të mëdhenj për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar në Drenas. E paralajmërimin e dy partive që janë në koalicion për zhvendosjen e të gjitha stadiumeve në Prishtinë, Haxhiu e sheh me pasoja ligjore e financiare.

“Tentativa për me zhvendos Stadiumin Kombëtar është gabim i madh dhe mund të ketë implikime ligjore dhe financiare. Sepse është bërë studimi i fizibilitetit, është bërë projekti detal i stadiumit, është bërë prezantimi i tij, të gjitha këto kanë pasë kosto financiare dhe janë bërë në procedura ligjore. Çdo ndryshim është humbje financiare për shtetin, është shkelje ligjore, dhe për më keq do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të prolongonte për disa vite fillimin e ndërtimit të stadiumit kombëtar”, ka theksuar Haxhiu.

Haxhu është zotuar se megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës në Kuvend  do të jetë opozitë konstruktive që ofron alternativa për të mirën e vendit.

Krejt në fund, si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe si mjek me profesion , haxhiu ka thënë se virusi o njohur si koronavirusi rrezikon ta atakojë edhe Kosovën. Tha se për këtë çështje nesër kanë ftuar në komision ministrin e Shëndetësisë, drejtorët e SHSKUK-së, përfaqësues të IKSHP-së dhe Klinës Infektive.

“Po ka rrezik potencial që koronavirisi ta atakojë edhe vendin tonë. Për këtë, ne kemi ftuar nesër në Komision Parlamentar Ministrin e Shëndetësisë, drejtorët e SHSKU, IKSHP-në dhe Klinën Infektive”, tha Haxhiu. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?