Batatina thotë se çdo minutë qëndrimi i të dënuarit Agim Ademi në FFK e dëmton rëndë futbollin kosovar

Pas konfirmimit të dënimit për kreun e FFK-së, Agim Ademit, nga Gjykata e Apelit me nëntë muaj burgim efektiv për dy vepra kriminale, ka reaguar edhe drejtori i Llapit, Tahir Batatina. Batatina ka deklaruar në Facebookun e tij se “futbolli ynë nuk guxon të sanksionohet për shkak të veprave kriminale të askujt.” Më tej, ai […]
Batatina ka deklaruar në Facebookun e tij se “futbolli ynë nuk guxon të sanksionohet për shkak të veprave kriminale të askujt.”
Më tej, ai ka deklaruar se “askush nuk ka të drejtë të shkatërroj punën e madhe të Legjendës Fadil Vokrri.” duke iu referuar konfirmimit të dënimit ndaj z.Ademi me nëntë muaj burgim efektiv.
“Çdo minutë i qëndrimit të Agim Ademit në FFK e dëmton rëndë reputacionin e futbollit tonë.” – shton z.Batatina, shkruan Periskopi.
Ndryshe, z.Batatina ka qenë një kritik i ashpër i presidentit të FFK-së, madje duke ia përmendur hapur edhe të gjithë emrat që i kishte punësuar e më pas që i kishte thirrur për ta votuar atë në kuvendin e fundit që u mbajt në Hotel Emerald nën masa të rrepta sigurie.
Më poshtë e keni statusin e plotë të tij në Facebook:
Futbolli ynë nuk guxon të sanksionohet për shkak të veprave kriminale të askujt.
Askush nuk ka të drejtë të shkatërroj punën e madhe të Legjendës Fadil Vokrri.
Për veprat kriminale të vërtetuara në dy instanca gjyqësore nuk duhet të penalizohet futbolli ynë.
Çdo minutë i qëndrimit të Agim Ademit në FFK e dëmton rëndë reputacionin e futbollit tonë.
Delegatët e FFK-së duhet të mendojnë mirë se kënd do ta votojnë për Kryetar të FFK-së.
T.B












