Bashkëpunim i ngushtë Kosovë-Shqipëri në fushën e Mbrojtjes

Bashkëpunim i ngushtë Kosovë-Shqipëri në fushën e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në fillim, ambasadori Minxhozi uroi ministrin Quni dhe përcolli urimet nga ana e homologes së tij, ministres Xhaçka. Duke vlerësuar lartë personalitetin dhe profilin ushtarak dhe politik të ministrit Quni, ai shprehu besimin e plotë në suksesin e ministrisë […]

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në fillim, ambasadori Minxhozi uroi ministrin Quni dhe përcolli urimet nga ana e homologes së tij, ministres Xhaçka. Duke vlerësuar lartë personalitetin dhe profilin ushtarak dhe politik të ministrit Quni, ai shprehu besimin e plotë në suksesin e ministrisë dhe forcës në proceset në të cilat po kalon.

Gjithashtu, ambasadori Minxhozi shprehu konsideratën e lartë për nivelin e deritashëm të bashkëpunimit bilateral duke shprehur gatishmërinë e plotë dhe ofruar të gjitha kapacitetet shtetërore të Shqipërisë.

Si vend anëtar i NATO-s, ai ofroi mbështetjen e pa rezervë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe afirmimin e Kosovës për aderim në mekanizmat e sigurisë rajonale dhe euroatlantike.

Ministri Quni nga ana e tij, falënderoi ambasadorin dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme e Shqipërisë në të gjitha periudhat dhe në arritjet e përgjithshme të Kosovës.

Ai, ndër tjera, foli edhe kontributin në profesionalizimin e kuadrove ushtarake të FSK-së përmes trajnimeve dhe shkollimeve si dhe kontributin e oficerëve shqiptarë në kuadër të ekipit këshillëdhënës të NATO-s.

Quni theksoi nevojën e intensifikimit të aktiviteteve dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve, ministrive dhe forcave në funksion të interesave të përbashkëta dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Minxhozi, në takim shoqërohej nga atasheu ushtarak i Shqipërisë, kolonel Eduard Bala dhe këshilltari i NALT-it, nënkolonel Genti Bardhi, kurse ministrin Quni e shoqëruan shefi i Kabinetit Jashar Ramadani, këshilltari ushtarak kolonel Hamdi Pollomi dhe drejtori i Depart amentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Hasan Hoxha.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?