Baraliu: Marrëveshja e Thaçit me NATO-n ka qenë e ditur, askush s’ka reaguar më parë

Baraliu: Marrëveshja e Thaçit me NATO-n ka qenë e ditur, askush s’ka reaguar më parë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me Implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Sipas kësaj marrëveshje kryeministri […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me Implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sipas kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Profesori universitar dhe njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu pa dashur ta komentoi këtë veprim të Kurtit të cilin e quan politik, por dhe marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi, thotë se askush s’ka të drejtë të nënshkruajë diçka që do ta përkufizonte veprimtarinë e FSK-së.

“Nuk mundet dikush, kushdo qoftë ai që të nënshkruajnë që një institucion që është më i rëndësishëm ai i mbrojtjes, që është FSK-ja, tani ajo që është në kushtetutë dhe është ende fatkeqësisht, edhe pas këtij ligji që po thonë se kanë transformuar, asgjë nuk kanë transformuar, as ajo qeverisje, as kjo e fundit që kaloi sepse pa u ndryshuar kushtetuta nuk mund të ketë transformim të FSK-së në ushtri dhe në kushtetutë ende i ka mbetur emërtimi FSK. Pra s’mundet askush të nënshkruajë, të përkufizojë veprimtarinë e FSK-së, qoftë si organizatë e emergjencave civile ose edhe e funksioneve të tjera”.

Baraliu shtoi për Indeksonline se një marrëveshje e tillë e nënshkruar ka qenë e ditur, por që askush s’ka reaguar më parë.

“Kjo është bërë e ditur disa herë nga përfaqësuesit e caktuar të sigurisë në Kosovë se s’është nevoja të përmendim me emra, që thjeshtë është darkorduar Kosova që FSK-ja të mos ketë qasje atje. Pra, është një fakt notor që është bërë publik dhe nuk ka reaguar askush atëherë.

Tani nuk e di pse po reagohet, cili është efekti i tij, por unë mendoj që ajo klauzolë, kushdo që ta ketë nënshkruar, nuk ka vlerë dhe nuk mund të ketë vlerë, sepse në kushtetutë sovraniteti është i shtrirë në tërë vendin dhe institucionet e Kosovës duhet ta ushtrojnë sovranitetin e tyre, secili sipas kushtetutës në tërë territorin dhe secili t’i ushtrojë detyrat e veta dhe përgjegjësitë brenda gjithë territorit të Kosovës dhe jo vetëm pjesërisht.

Askush nuk ka të drejtë, në emrin e askujt sidomos jo të kushtetutës dhe funksioneve që bartin që të nënshkruajë diçka që shkruhet në kushtetutë, që të mos i ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë brenda territorit.

S’ka të drejtë askush dhe çdo debat është i kotë dhe është diçka që s’përputhet me kushtetutë”.

Ndërsa, sipas vlerësimit kushtetues të lëshuar nga Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Thaçi thuhet se ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij./

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?