Astronomët mbeten gojëhapur: Galaksia monstruoze pashpjegueshëm u errësua

Astronomët mbeten gojëhapur: Galaksia monstruoze pashpjegueshëm u errësua

Shkencëtarët kanë mbetur të habitur nga një galaksi monstruoze që në mënyrë të mistershme u bë krejtësisht e errët. Një rrjet yjor, i njohur si XMM-2599, ekzistoi rreth 12 miliardë vjet më parë, në ditët e hershme të universit, kur ai ishte vetëm 1,8 miliardë vjet i vjetër, shkruan Independent, përkthen Periskopi. Në të u […]

Një rrjet yjor, i njohur si XMM-2599, ekzistoi rreth 12 miliardë vjet më parë, në ditët e hershme të universit, kur ai ishte vetëm 1,8 miliardë vjet i vjetër, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Në të u lindën një numër tepër i madh i yjeve për një periudhë shumë të shkurtër jete. Dhe më pas, krejt papritmas ndaloi.

Kjo vdekje rapide dhe e pashpjegueshme ka lënë pa fjalë astronomët, që thonë se galaksia monstruoze në fjalë nuk ishte njësoj si modelet ekzistuese tonat të universit të hershëm.

“Edhe para se universi të ishte 2 miliardë vjet i vjetër, XMM-2599-a kishte formuar një masë prej më shumë se 300 miliardë djejsh, duke e bërë një galaksi ultra-masive,” tha Benjamin Forrest, autori kryesor i studimit.

“Më mahnitësja është se, kjo galaksi formoi shumicën e yjeve të saj në një periudhë shumë të shkurtër kohore, dhe më pas u bë krejtësisht joaktive kur universi ishte 1,8 miliardë vjet i vjetër.”

Shkencëtarët e kanë të pamundur që të shpjegojnë se si galaksia nisi të ekzistonte e më pas se sa shpejt u shua. Ajo sfidon motelet tona të asaj se si kishin ekzistuar universet e hershme, thonë ata, dhe mund të çojë në ndryshim dramatik në të kuptuarit tonë për atë se si formohen dhe se si ndalet formimi i yjeve. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme