Arrihet marrëveshja: Albin Kurti pranon kushtet e LDK’së, Glauk Konjufca jep dorëheqje

Arrihet marrëveshja: Albin Kurti pranon kushtet e LDK’së, Glauk Konjufca jep dorëheqje

Pazaret politike për ndarjen e pushtetit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë përfunduar me sukses, kushtet nga dy partitë janë pranuar, shkruan Gazeta Metro. Gazeta Metro ka mësuar se oferta e Lidhjes Demokratike të Kosovës është pranuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kurti ka pranuar që LDK’së t’i takon pozita e Kryetarit […]

Gazeta Metro ka mësuar se oferta e Lidhjes Demokratike të Kosovës është pranuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kurti ka pranuar që LDK’së t’i takon pozita e Kryetarit të Kuvendit, pozita e Presidentit dhe 5 ministri, kështu duke ofruar dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga pozita e Kryeparlamentarit.

Kurse, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbetur që pozita e Kryeministrit, zëvendëskryeministrit të parë dhe 5 ministri t’i marrin ata, shkruan Gazeta Metro.

Nuk dihet akoma nëse Kurti ka bindur Listën Serbe për ta votuar qeverinë e tij, po ashtu edhe nga komunitetet tjera pakicë ka disa mospakënaqësi, ku deputetja Dude Balje ka deklaruar se nuk do ta voton qeverinë Kurti, shkruan Metro.

Ndryshe, Kurti ka lëshuar udhë dhe ka pranuar ofertën e LDK’së vetëm për të formuar qeverinë e re të Kosovës, atë që e ka obligim pasi është mandatuar nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që me 3 shkurt të votohet në Kuvendin e Kosovës një qeveri e re.

Ky veprim nga Kurti për të pranuar ofertën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe për të hequr dorë nga parime e tija të dikurshme, vjen pas kërkesave të shumta nga qytetarët për të parë atë si kryeministër të vendit, diçka që ishte kërkuar që një kohë të gjatë.

Kujtojmë se janë bërë 121 ditë qëkur qytetarët e Republikës së Kosovës i besuan programit të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku mbi 400 mijë qytetarë i dhanë votën këtyre dy subjekteve për të udhëhequr me shtetin e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?