Albin Kurti: I përulur do t’i shërbej popullit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se i përulet popullit të Kosovës me shërbimin që do t’ju bëjë atyre si kryeministër i vendit. Përmes twitterit, Kurti ka thënë se e mbanë premtimin e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. ”Qëndruam vërtetë ndaj premtimit të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe dorëzuam qeverinë për të cilën qytetarët […]
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se i përulet popullit të Kosovës me shërbimin që do t’ju bëjë atyre si kryeministër i vendit.
Përmes twitterit, Kurti ka thënë se e mbanë premtimin e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.
”Qëndruam vërtetë ndaj premtimit të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe dorëzuam qeverinë për të cilën qytetarët votuan. I përulur t’i shërbej popullit si Kryeministër i tyre. Një qeveri e re për një fillim të ri, le të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti në tëitter./Periskopi/












