Albin Kurti centralizon vendimmarrjen e ministrive, agjencive dhe departamenteve qeveritare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka centralizuar tërësisht punën e ministrive, agjencive dhe departamenteve qeveritare, duke ua ndaluar ministrave të tij edhe implementimin, publikimin dhe procedimin e të gjitha dokumenteve që përmbajnë projekte, marrëveshje, raporte dhe të ngjashme, pa u konsultuar me zyrën e tij. Përmes një qarkore zyrtare dërguar ministrave të tij të […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka centralizuar tërësisht punën e ministrive, agjencive dhe departamenteve qeveritare, duke ua ndaluar ministrave të tij edhe implementimin, publikimin dhe procedimin e të gjitha dokumenteve që përmbajnë projekte, marrëveshje, raporte dhe të ngjashme, pa u konsultuar me zyrën e tij.

Përmes një qarkore zyrtare dërguar ministrave të tij të siguruar nga lajmi.net, e cila posedon nënshkrimin e Albin Kurtit si kryeministër, ai ka kërkuar që të njëjtat udhëzime t’u përcillen edhe zyrave të thjeshta të ministrive.

“Me këtë shkresë po ju udhëzoj që dokumentet që përmbajnë projekte, marrëveshje, raporte dhe të ngjashme të mos implementohen, publikohen dhe të procedohen pa u konsultuar me Zyrën e Kryeministrit. Po ashtu, ju udhëzoj t’i njoftoni agjencitë, departamentet dhe dikasteret e ministrive tuaja të ndjekin këtë udhëzim”, thuhet në këtë qarkore të kryeministrit Kurti drejtuar ministrave të tij.

Gjithashtu, Kurti në këtë shkresë ka kërkuar që ata që të kenë kujdes të shtuar në proceset e përzgjedhjes dhe krijimit të listave të kandidatëve të cilët janë proceduar në javët e muajt e fundit nga ana e qeverisë në dorëheqje të Ramush Haradinajt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?