Agim Veliu, figura problematike për VV-në, do ta drejtojë ministrinë më të rëndësishme në Qeverinë Kurti

Edhe pse nuk është konfirmuar ende, të paktën jo derisa po shkruhet ky artikull, mësohet që Agim Veliu do të jetë ministri kryesor në Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti. Z.Veliu i është besuar ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, ministri kjo që kishte ndarë LDK-në nga Vetëvendosje dhe kishte zvarritur procesin negociator […]
Z.Veliu i është besuar ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, ministri kjo që kishte ndarë LDK-në nga Vetëvendosje dhe kishte zvarritur procesin negociator mes dy partive për muaj të tërë.
Nuk dihet nëse z.Kurti si kryeministër do të pranojë nominimin e z.Veliu, ndërkohë që në këto momente në Vetëvendosje aktivistët e partisë po votojnë pro ose kundër kësaj marrëveshjeje, shkruan Periskopi.
Nëse z.Veliu do të pranonte nominimin për ministër, kjo do të nënkuptonte zgjedhje të reja në komunën e Podujevës, që aktualisht drejtohet prej tij.
Kujtojmë se Veliu dhe Vetëvendosje kishin pasur një marrëdhënie shumë të ashpër gjatë muajve të fundit, me Veliun që shihej si një ndër figurat më kundërshtare të koalicionit me partinë e z.Kurti.












