Afro 500 të vdekur nga koronavirusi

Afro 500 të vdekur nga koronavirusi

Shifra e personave të vdekur nga koronavirusi në Kinë ka shkuar në mbi 490 të mërkurën. Dy kompani ajrore amerikane i ndërprenë fluturimet drejt Hong Kongut pas shënimit të viktimës së parë në këtë vend, ndërsa 10 raste të infektimeve u shënuan në një anije japoneze. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se gjatë […]

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se gjatë të martës vdiqën 65 persona, shifër që paraqet rekord të ri për periudhën 24-orëshe. Shumica e viktimave u shënuan në epiqendrën e virusit, në qytetin Wuhan, dhe në rrethinën e tij.

Dy persona tashmë kanë vdekur edhe jashtë Kinës. Një burrë 39-vjeçar vdiq të martën në Hong Kong, ndërsa një burrë tjetër vdiq javën e kaluar në Filipine. Të dy këta persona e kishin vizituar më parë qytetin Wuhan.

Në tërë Kinën, vetëm të martën u shënuan 3 mijë e 887 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në mbi 24 mijë numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

Rreth 230 raste ë infektimeve janë shënuar në 27 shtete të tjera dhe numri pritet të rritet edhe më tej, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Organizata Botërore e Shëndetësisë disa ditë më parë e shpalli gjendjen emergjente globale për shkak të përhapjes së madhe të virusit të rrezikshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?