Abdullahu: Zhvendosja e fotos së presidentit nga Vjosa Osmani është anti-rugovizëm

Analisti politik, Faton Abdullahu,ka thënë se zhvendosja e fotografisë së Presidentit të tanishëm Hashim Thaci nëpër zyrat e institucioneve është anti-rugovizëm. Ish këshilltari i Isa Mustafës në kryeministri ka thënë se ish Presidenti Ibrahim Rugova është shquar për të kundërtën. “Zhvendosja e fotografisë së Presidentit Thaçi nga zyra e Kryeparlamentares Znj. Osmani dhe në vend […]
Analisti politik, Faton Abdullahu,ka thënë se zhvendosja e fotografisë së Presidentit të tanishëm Hashim Thaci nëpër zyrat e institucioneve është anti-rugovizëm.
Ish këshilltari i Isa Mustafës në kryeministri ka thënë se ish Presidenti Ibrahim Rugova është shquar për të kundërtën.
“Zhvendosja e fotografisë së Presidentit Thaçi nga zyra e Kryeparlamentares Znj. Osmani dhe në vend të saj vendosja e fotos së ish Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova është anti-rugovizëm. Thjeshtë është kështu sepse ky akt është anti-institucional ndërkohë që I. Rugova është shquar mu për të kundërtën”, është shprehur ai përmes Facebook.
“Ka mënyra të tjera e procedura të tjera me të cilat mund bëhen përpjekje institucionale për ta bërë një gjë të tillë. Duhet të ndryshojnë aktet përkatëse juridike. Kjo qasje jo vetëm që është institucionalisht refuzuese por është tipike populiste. Në anën tjetër nëse Znj. Osmani e inspiron aq shumë Presidenti Rugova pse nuk reagoj ajo kur këto ditët e fundit”.
“Kryemnistri Kurti as nuk e përmendi presidentin Rugova as nuk shkoj tek varri i tij ashtu siç shkoj tek varri i Adem Jasharit. Ky reagim nga Znj Osmani do të ishte shumë më i ndershëm dhe më përmbajtësor. Populistët në thelb janë frikacak dhe anti- institucionalist”.












