A e deklasoi LDK-ja në bisedime Kurtin? Djegia e Konjufcës, Presidenti dhe ministritë

Pazaret e shëmtuara politike të Vetëvendosjes e LDK-së që e lanë vendin pa qeveri për katër muaj duket se po marrin fundin. Dhe, nga e gjithë kjo kohë e humbur është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje e cila u nënshtrua ndaj LDK-së në mënyrë që të vinte në pushtet. “Ne, nuk mund ta kthejmë kohën pas,” – […]
Dhe, nga e gjithë kjo kohë e humbur është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje e cila u nënshtrua ndaj LDK-së në mënyrë që të vinte në pushtet. “Ne, nuk mund ta kthejmë kohën pas,” – thoshte Kurti që i humbi 4 muaj kohë, vetëm që në fund të kthehej në pikën zero, aty ku edhe ishte nisur.
Deri tash kjo parti politike shkeli tri vendime që më parë i mbronte me fanatizëm.
Fillimisht, Vetëvendosje ngulmoi për kohë të gjatë që të mos lëshonte pe për postin e presidentit të vendit – një ngulmim që i mori vendit nja dy muaj kohë.
Mediat kishin raportuar se Kurti kishte shkelur vendimin e tij, duke i dhënë praktikisht postin e presidentit LDK-së, por me një kusht të parëndësishëm – që ky emër duhej të aprovohej edhe nga Vetëvendosje, shkruan Periskopi.
Kjo parti fare në fillim kishte besuar që pozita e presidentit të vendit duhej të ishte unifikuese dhe të mos ishte pjesë e asnjë partie politike në vend, shkruan Periskopi.
Por, Kurti shkeli edhe një tjetër qëndrim gjatë negociatave me LDK-në. Edhe pse e kishte proklamuar për shumë kohë një qeveri të vogël, me pak ministri, ai i ofroi haptas LDK-së ofertën që e zgjeronte numrin e ministrive nga 12 në 14.
Po ashtu, Kurti ka qenë këmbëngulës edhe sa i përket pozicionit të z.Glauk Konjufca, i cili u votua si kryetar i Kuvendit të Kosovës me 75 vota për. Kjo parti madje konsideronte se po shkelej rendi kushtetues me kërkesën e LDK-së për shkarkimin e Konjufcës, dhe e mohonte kategorikishte se një kërkesë të tillë do ta plotësonte. Në një letër dërguar kryetarit të LDK-së, z.Isa Mustafa, Kurti thotë se një veprim i tillë do t’i bënte që të dy të silleshin si monarkë.
Periskopi ka mësuar që mbrëmë Kurti ka hequr dorë edhe nga pozita e kryeparlamentarit, dhe me të drejtë mund të shtrohet natyrshëm pyetja: a u soll Kurti si monark?
Konjufca pritet të shkarkohet pikërisht ditën e hënë për t’i lënë vendin një deputeti nga radhët e LDK-së. Por, djegia e Konjufcës në këtë periudhë duket veçanërisht e dhimbshme marrë parasysh që ai kishte marrë mbi 70 mijë vota në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Vendimi tjetër i Kurtit që nxiti pakënaqësi të mëdha madje edhe te mbështetësit e tij ishte ulja në tavolinë bisedimesh me zyrtarët e Listës Serbe, e me të cilët pritet të jetë bashkë-qeverisës i vendit.
Kryetari i Vetëvendosjes dikur kishte akuzuar të gjithë liderët e tjerë që e kishin bërë një gjë të tillë./Periskopi












