898 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë fundjavës në spitalin e Pejës

898 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 66 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. 8 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 7 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 8 foshnje dhe sa i përket gjinisë 5 foshnje janë […]
898 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
66 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
8 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 7 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 8 foshnje dhe sa i përket gjinisë 5 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
Analiza kanë kryer 553 pacientë që në total kanë bërë 6,673 analiza.
7 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.












