50 të vdekur nga Koronavirusi në Iran veç deri më 13 shkurt, mediat shtetërore gënjyen publikun

Të paktën 50 njerëz kanë vdekur në qytetin iranian të Qomit nga koronavirusi gjatë këtij muaji, ka thënë agjencia e lajmeve ILNA gjatë ditës së sotme. The Associated Press raportoi që numri i të vdekurve në Iran është tepër më i lartë se që ishte raportuar nga mediat shtetërore të këtij vendi. Këto media shtetërore […]
The Associated Press raportoi që numri i të vdekurve në Iran është tepër më i lartë se që ishte raportuar nga mediat shtetërore të këtij vendi.
Këto media shtetërore kishin thënë se numri i të vdekurve ishte 12 nga vetëm 47 raste, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Një zyrtar nga Qom-i me emrin Ahmad Amiriabadi Farahani, u citua nga ILNA duke thënë që më shumë se 250 njerëz ishin vënë në karantinë në qytet.
Më tej, ai shtoi se numri 50 i të vdekurve bile ishte deri në datën 13 shkurt.
Sidoqoftë, Irani kishte raportuar rastet nga virusi dhe vdekjet e para vetëm më datën 19 shkurt.
Gjatë ditës së djeshme u tha se ishin vetëm tetë vetë të vdekur. /Periskopi












