106 pacientë me Hepatitin B futen në terapi kronike përgjatë një viti

106 pacientë me Hepatitin B futen në terapi kronike përgjatë një viti

Nga janari i vitit të kaluar e deri më tani në Klinikën Infektive në QKUK, 106 pacientë kanë filluar me terapi për të trajtuar sëmundjen e Hepatit B. Kështu tha infektologu Valbon Krasniqi, sipas të cilit vetëm brenda një muaji përafërsisht janë deri 12 raste të pacientëve që i fusin në terapi kronike. “Zakonisht brenda […]

Kështu tha infektologu Valbon Krasniqi, sipas të cilit vetëm brenda një muaji përafërsisht janë deri 12 raste të pacientëve që i fusin në terapi kronike.

“Zakonisht brenda muajit kemi diku 10-deri 12 raste të cilët i fusin në terapi kronike kështu një mesatare, psh nga janari i vitit të kaluar e deri tash kemi futur diku 105-106 pacientë të ri për herë të parë në terapi për hepatitin kronik B”, tha ai.

Krasniqi, më tej tregon se në terapi afatgjate për trajtimin e Hepatitit B, kanë rreth 270-280 raste. Përderisa trajtimi i pacientëve me Hepatit C, sipas Krasniqit është më i vogël.

“Aktualisht në terapi që themi afatgjate për disa vite kemi afër 270-280 pacientë që jemi duke i trajtuar nga hepatiti B kronik, ndërsa numri i atyre me hepatit C është më i vogël”, theksoi Krasniqi për EO.

Sipas infektologut, rreziku te pacientët paraqitet, kur Hepatiti mbetët për tërë jetën.

“Rreziku paraqitet në ato raste kur hepatiti mbetet kronik mbetët për tërë jetën dhe kjo ndodh n 4 deri 5 për qind të rasteve dhe pastaj ky kërkon një tretman shumë më kompleks dhe afatgjatë”, tha Krasniqi.Mirëpo, Krasniqi tregon se për të hyrë pacientët në terapi, ata duhet të plotësojnë disa kritere. Një nga to është që virusi të ketë shkaktuar dëme të mëlçisë.“Për t’u futur në terapi për trajtim kronik për hepatit B ose C duhet të plotësohen disa kritere ose disa kushte duhet të jetë në një stad të caktuar sëmundja një sasi e caktuar e virusit në organizëm dhe të ketë shkaktuar dëme të mëlçisë”, tregoi ai për eo.Sipas tij, ka një numër të pacientëve me Hepatit, pasi që tani ka një vetëdijesim më të madh për tu testuar.“Ka një vetëdijesim më të madh të pacientëve për tu testuar  dhe për tu kujdesur për shëndetin e vet dhe atëherë që normalisht që mund të presim një rritje të numrit,. Normalisht edhe kur ka terapi pastaj pacientët janë më të vetëdijshëm se duhet të shkojnë ta marrin terapinë”, tha infektologu Krasniqi.Hepatiti kryesisht manifestohet me zverdhje të syve, me lodhje, plogështi, humbje të apetitit, rëndim apo dhembje aty ku është e lokalizuar mëlçia dhe me ndryshim të ngjyrës së urinës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?