“Vrasësi i Twitterit” dënohet me vdekje pasi vrau nëntë të rinj që kishin mendime vetëvrasëse

Një burrë që vrau nëntë njerëz pasi kishte kontaktuar me ta në Twitter është dënuar me vdekje, në një rast të profilit të lartë që ka shokuar Japoninë. Takahiro Shiraishi, i njohur si “vrasësi i Twitterit”, u arrestua në vitin 2017 pasi pjesë trupash ishin gjetur në banesën e tij. 30 vjeçari e kishte pranuar […]
Takahiro Shiraishi, i njohur si “vrasësi i Twitterit”, u arrestua në vitin 2017 pasi pjesë trupash ishin gjetur në banesën e tij.
30 vjeçari e kishte pranuar vrasjen dhe shfytyrimin e viktimave të tij – gati të gjithë prej të cilëve ishin gra të reja që i kishte takuar në platformën e mediave sociale, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Këto vrasje serike nxitën debatin mbi mënyrën se si vetëvrasja diskutohet online.
Më shumë se 400 njerëz u mblodhën për ta shikuar verdiktin gjatë ditës së sotme, pavarësisht faktit që gjykata i kishte vetëm 16 ulëse të lira.
Mbështetja publike për dënimin me vdekje mbetet e lartë në Japoni, një prej pak vendeve të zhvilluara që mban këtë dënim mizor.
Shiraishi e kishte përdorur Twitterin për t’i joshur vajzat e reja që kishin shprehur mendime vetëvrasëse për në shtëpinë e tij, duke iu thënë se mund t’i ndihmonte që të vdisnin, dhe në disa raste, duke pretenduar se do ta vriste edhe veten bashkë me to.
Ai mbyti dhe copëtoi tetë gra dhe një burrë mes moshave 15 dhe 26 vjeç mes gushtit dhe tetorit të 2017-s. /Periskopi












