Serbët në veri marrin vaksinën antiCOVID-19, kabineti i Hotit i painformuar

Serbët në veri të Kosovës nga sot kanë filluar të marrin vaksinën kundër COVID-19 të kompanive Pfzer/BioNTech, pasi e njëjta vaksinë ka arritur para disa ditëve në Serbi. Fillimin e vaksinimit të serbëve në Kosovë e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq. “Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe […]
Serbët në veri të Kosovës nga sot kanë filluar të marrin vaksinën kundër COVID-19 të kompanive Pfzer/BioNTech, pasi e njëjta vaksinë ka arritur para disa ditëve në Serbi.
Fillimin e vaksinimit të serbëve në Kosovë e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq.
“Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është per personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiq.
Por kabineti i kryeministrit Avdullah Hoti nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë.
“Nuk mund të them asgjë sepse unë nuk kam informacion”, tha Baxhaku.
Tutje KALLXO.com ka tentuar të flas edhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, në lidhje me këtë rast por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
Në anën tjetër Kosova ende nuk është furnizuar me vaksina kundër COVID-19, edhe pse pritet që 20% e vaksinave të merren falas nga program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, e cila do të shpërndajë vaksina për vendet e varfëra.
Ndërsa, pjesën tjetër të vaksinave do të blihen nga Ministria e Shëndetësisë.
Përdorimi i vaksinës kundër COVID-19 pritet të fillojë të përdoret në Bashkimin Evropian më 27 dhjetor.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, raporton edhe për rastet me COVID-19 nëpër komunat me shumicë serbe.
Sot në Kosovë janë regjistruar 249 raste të reja me COVID-19.












