Kroacia në dhimbje: Pamje të tmerrshme pas tërmetit 6.4 shkallë që goditi vendin

Një tërmet i fuqishëm ka goditur edhe sot Kroacinë. Tërmeti me epiqendër afër Petrinjas ishte me magnitudë 6.3 por është ndier shumë edhe në pjesë të tjera të Kroacisë, raporton media kroate index.hr, përkthen Periskopi. Policia në Kroaci ka rekomanduar qytetarët që të mos rrinë në ndërtesa. “Urdhërojmë qytetarët që urgjentisht, nëse munden, të dalin […]
Një tërmet i fuqishëm ka goditur edhe sot Kroacinë. Tërmeti me epiqendër afër Petrinjas ishte me magnitudë 6.3 por është ndier shumë edhe në pjesë të tjera të Kroacisë, raporton media kroate index.hr, përkthen Periskopi.
Policia në Kroaci ka rekomanduar qytetarët që të mos rrinë në ndërtesa.
“Urdhërojmë qytetarët që urgjentisht, nëse munden, të dalin në hapësirë jasht dhe të mos rrinë afër ndërtesave”, thuhet në njoftimin e policisë kroate.
Sipas EMSC, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit. Tërmeti u ndje edhe në Serbi.
EMSC deklaron se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kroacinë këtë vit dhe se tërmete të kësaj fuqie mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme pranë epiqendrës.
Një ditë më herët (28 dhjetor)një tërmet i moderuar dridhi pjesën qendrore të Kroacisë dhe kryeqytetin e saj, Zagreb, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa.
Tërmeti u pasua nga një dridhje tjetër, me fuqi prej 4.9 shkallësh. Në muajin mars, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën./Periskopi/

















