‘Selmanaj nuk do të hyjë në Kuvend’ – Shkëmb Manaj flet rreth paralajmërimeve të VV-së

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e paralajmëruar për të shqyrtuar disa projektligje e rezoluta nga debatet e mëhershme parlamentare dhe interpelancat, e për këtë seancë disa nga deputetët e VV’së kanë paralajmëruar disa veprime karshi zv.kryeministrit Driton Selmanaj. Siç ka paralajmëruar VV’ja, sot nuk do ta lejojnë të hyjë në Kuvendin e […]
Siç ka paralajmëruar VV’ja, sot nuk do ta lejojnë të hyjë në Kuvendin e Kosovës, Driton Selmanajn, e kjo sipas tyre me arsyetimin se përveç që nuk ka kërkuar’’ falje po vazhdon me të njëjtin avaz’’
E për këto veprime deputeti i LDK’së Shkëmb Manaj ka folur për Periskopin i cili tha se deklarata e Selmanajt fillimisht është keqkuptuar e tash edhe po keqpërdorët nga partitë në Kuvend, shkruan Periskopi
“Deklaratat e z.Selmanaj janë keqkuptuar publikisht dhe po keqpërdorën nga partitë politike, jo vetëm të VV,’së por edhe nga të tjerat”, tha deputeti nga radhët e LDK’së, Shkëmb Manaj/ Periskopi












