Ahmeti i reagon Besa Gaxherrit: Ka thënë se kemi deficit, mendoj se ka dashur të thotë suficit

Ahmeti i reagon Besa Gaxherrit: Ka thënë se kemi deficit, mendoj se ka dashur të thotë suficit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në FB i është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri, e cilae kritikoi atë, duke i thënë se buxheti i komunës së tij është gjithë në deficit. Ai ka thënë se nuk e ka hallin që e kritikojnë, teksa thotë se Gaxherri e ka ngatërruar deficitin me […]

Ai ka thënë se nuk e ka hallin që e kritikojnë, teksa thotë se Gaxherri e ka ngatërruar deficitin me suficit.

Ndërsa në fund thotë se ai s’do ta sulmojë LDK-në e as me rrëzu qeverinë, sepse nuk e ka atë fuqi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Nuk e kam hallin që më kritikojnë e e marrin diskutimin për ekonominë si sulm ndaj partisë e qeverisë. E kam hallin që Znj. Gaxherri për të cilën kam respekt si person, thotë që komuna ka deficit 90 përqind. Dmth kena shpenzu më shumë se që kena pas të hyra. Mendoj se ka dasht me thënë suficit. Dallim i madh.

Këta deputetë votojnë buxhet. E diskutojnë ekonomi. E kuptoj që jo çdo deputet është ekonomist (znj deputete është Ekonmiste) por një njohuri bazë duhet ta kemi. E ftoj deputeten në takim nesër në Komunë për të diskutuar për ekonominë e vendit, buxhetet, përfshi edhe buxhetin e Prishtinës. Besoj se do ta kuptojë më mirë edhe buxhetin e Kosovës të cilin e ka votuar vetë në rishikim. Pa ironi e cinizëm. Mbase ma shpjegon deficitin e Prishtinës. Dhe unë do të mundohem me ja u shpjegu 1 miliardë në BQK dhe pse kjo nuk është as e mirë e as e arsyeshme në këtë kohë.

Unë kam thënë që shteti i Kosovës i ka 1 miliard në BQK (qeveri, komuna, institucione). Në kohë krize kjo është e paarsyeshme. Dhe këtu kemi dështu si klasë politike pa përjashtim.

Kërkoj falje znj. deputete Gaxherri por këtë krizë nuk po muj me e pa nga prizmi i partive politike e i luftës politike. As spo du me sulmu ldk e as me rrezu qeveri. Se kam atë fuqi. Por me i thënë budallakisë budallaki smundet me ma ndal askush

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?