Zjarri kaplon shtëpinë në Ferizaj, vdes 66-vjeçari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 66-vjeçar në fshatin Komogllavë të Ferizajit ka vdekur në shtëpinë e tij pasi ishte kapluar nga zjarri. Sipas një komunikate të policisë, forcat e rendit kishin arritur ta nxjerrin të moshuarin por ai ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë. “Sot rreth orës 07:15 min.policia e Kosovës është […]

Sipas një komunikate të policisë, forcat e rendit kishin arritur ta nxjerrin të moshuarin por ai ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

“Sot rreth orës 07:15 min.policia e Kosovës është informuar se në fshatin Komoglavë nga një shtëpi banimi është duke dalur tym.Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes  duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull,66 vjeçar ,i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ,pas kontrollimit mjekësor të viktimës,është konstatuar se i njëjti kishte nderruar jetë si pasojë e asfiksisë”, thuhet në komunikatë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga  cigaret pa fikura të hedhura nëpër tepihë.

Nga dëshmitarët dhe fqinjët  jemi informuar se viktima kishte jetuar i vetëm dhe  kishte pasur edhe probleme shëndetësore ku edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë fqinjëve të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar viktimën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet IML Prishtinë për autopsi”,thuhet në komunikatën e policisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?