Zgjedhjet presidenciale: Kush po e fiton garën, Trump apo Biden?

Zgjedhjet presidenciale: Kush po e fiton garën, Trump apo Biden?

Votuesit në Amerikë do të vendosin më 3 nëntor nëse Donald Trumpi do të mbetet në Shtëpinë e Bardhë për katër vitet e ardhshme. Presidenti republikan po sfidohet nga i nominuari i Partisë Demokratike, Joe Biden, i njohur më së shumti si zëvendës-president i Barack Obamas që ka qenë në politikën amerikane prej viteve ’70. […]

Presidenti republikan po sfidohet nga i nominuari i Partisë Demokratike, Joe Biden, i njohur më së shumti si zëvendës-president i Barack Obamas që ka qenë në politikën amerikane prej viteve ’70.

Kush do të fitojë, çka thonë sondazhet?

Sondazhet kombëtare janë një udhëzues i mirë për të treguar se sa popullor është një kandidat në mbarë vendin, por nuk janë domosdo një mënyrë e mirë për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Në zgjedhjet e 2016-s, për shembull, Hillary Clinton udhëhoqi në sondazhe dhe fitoi gati 3 milionë vota më shumë se Donald Trump, e megjithatë humbi – për shkak se ShBA-ja e përdor sistemin e kolegjit elektoral, kështu që të fitosh më së shumti vota nuk iu fiton zgjedhjet gjithmonë.

Joe Biden ka qenë përpara Donald Trumpit në sondazhe prej fillimit të vitit. Epërsia e tij ka shkuar deri në 10 për qind.

Tash për tash, Biden ka 51 për qind ndërsa Trump i ka 43 sosh.

Shumcia e shteteve amerikane votojnë thuajse gjithmonë njësoj, që nënkupton se në realitet janë vetëm pak shtete ku të dy kandidatët kanë pak shanse për fitore. Këto janë vendet ku zgjedhjet fitohen e humben dhe njihen si shtete të betejave.

Në sistemin e kolegjit elektoral që përdoron ShBA-ja për të zgjedhur presidentin e saj, secili shtet ka numrin e caktuar të votave bazuar në atë se sa anëtar dërgon në Kongres – Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat. Një total prej 538 votash të kolegjit elektoral janë në dispozicion, kështu që kandidati për president duhet t’i fitojë 270 për të fituar garën.

Por, disa shtete kanë më shumë vota elektorale se të tjerat dhe ato pritet të kenë fjalën e tyre për presidentin e ri.

Kush po fiton në këto beteja?

Për momentin, sondazhet në shtetet e betejave duken mirë për Joe Bidenin, por ka goxha kohë përpara dhe gjërat mund të ndryshojnë shpejt, sidomos kur në fjalë është Donald Trump.

Sondazhet tregojnë se Biden është përpara në Michigan, Pennsylvani dhe Wisconsin – tri shtete industriale që rivali i tij Republikan i fitoi me 1 për qind margjinë në 2016-n.

Por, ishin pikërisht këto shtete që z.Trump ia dhuruan fitoren e madhe në 2016-n – e për të cilat fushata e tij është e brendosur. Margjinat e tij të fitoreve në Iowa, Ohio dhe Teksas ishte mes 8 dhe 10 për qind dikur por duket shumë më afër aktualisht.

Kompanitë e basteve, sidoqoftë, nuk po e heqin z.Trump qafe ende. Sipas basteve të fundit, ata i japin atij 40 për qind shans për të fituar më 3 nëntor, që nënkupton se disa njerëz presin që gjendja të ndryshojë javën e ardhshme. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?