Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence del prapë negativ për COVID-19

Mike Pence dhe bashkëshortja e tij Karen kanë rezultuar sërish negativë për COVID-19 të dielën, që është edhe rezultati i tretë negativ prej kur presidenti amerikan Donald Trump ka rezultuar pozitiv. Zëvendëspresidenti amerikan po vazhdon të marrë pjesë në ngjarjet e planifikuara të fushatës për zgjedhjet presidenciale, derisa ekipi i Trump po e vazhdon punën […]
Mike Pence dhe bashkëshortja e tij Karen kanë rezultuar sërish negativë për COVID-19 të dielën, që është edhe rezultati i tretë negativ prej kur presidenti amerikan Donald Trump ka rezultuar pozitiv.
Zëvendëspresidenti amerikan po vazhdon të marrë pjesë në ngjarjet e planifikuara të fushatës për zgjedhjet presidenciale, derisa ekipi i Trump po e vazhdon punën zakonshëm në kohën kur presidenti është duke u shëruar nga koronavirusi.
Por, fakti që Pence po vazhdon aktivitetet e tij është në kontradiktë me rekomandimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që thonë se secili person që ka qenë i ekspozuar ndaj virusit duhet të vetizolohet për 14 ditë.
Zëvendëspresidenti ka qenë në kontakt me Trump gjatë ditës së martë në Shtëpinë e Bardhë kur presidenti mund të ishte i infektuar me COVID-19.
Pence është planifikuar që të debatojë me Kamala Harris, e nominuara e demokratëve për zëvendëspresidente, në Salt Lake City, Utah, të mërkurën.












