Zeka sërish: Tomë Gashin e ka denoncuar në polici edhe gruaja e tij për dhunë fizike

Zeka sërish: Tomë Gashin e ka denoncuar në polici edhe gruaja e tij për dhunë fizike

Mbrëmë ka eskaluar debati mes Milaim Zekës dhe Tomë Gashit. Sharje, ofendime e kritika të shumta kanë hedhur palët në drejtim të njëri-tjetrit. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se ndihet i rrezikuar nga kërcënimet e avokatit, teksa pohon se rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës, rreth një javë më parë, pasi telashet mes […]

Përplasje të ashpra po ndodhin mes Zekës e Gashit saherë që po thirren nëpër emisione televizive, por ajo e një nate më parë u konsiderua nga komentuesit eskalim total.

E një ditë pas njërit prej debateve më të përfolura në Kosovë, Gazeta Express ka kontaktuar me ish-deputetin Milaim Zeka, për të kuptuar sesi erdhi deri te situata.

Teksa flet për Gazetën Express, Zeka shprehet se është munduar që ta ruajë etikën, por sipas tij deklaratat e avokatit Gashi ishin shumë skandaloze.

“Sinqerisht unë mbrëmë pas momentit kur ai e ka lëshu studion, jam mundu me rujat etikën për hirë të emisionit që ka qenë i drejtpërdrejtë, por, ajo çka unë dëgjova paraprakisht ishte diçka shumë skandaloze. Ai kish qenë duke më fyer mua, duke thënë që unë e rrehi, qysh e kanë rreh në studio… Është mjerim edhe i organeve të drejtësisë në Kosovë që nuk reagojnë”, tha Zeka të mërkurën për Gazetën Express.

Ashtu sikurse edhe mbrëmë, Zeka e ka qujtuat Gashin avokat të Millosheviqit.

“Nuk ka në botë avokat i kategorisë së Tomë Gashit që mundet me mbajtë licensën e avokatit në bazë të sjellëve të tij…I cili ka qenë gjykatës i Millosheviqt deri në vitin 1993”, pohon Zeka.

I pyetur nëse ndihet i rrezikuar dhe nëse rastin do ta raportojë edhe në Policinë e Kosovës, Zeka tha se Gashi ka dhjetëra denoncime e kallëzime penale në Policinë e Kosovës dhe një denoncim ndaj tij, e ka bërë edhe vetë ai.

“Tomë Gashi në Policinë e Kosovës ka me dhjetëra denoncime e kallëzime penale ndaj tij, duke filluar nga gruaja e tij që e ka denoncuar disa herë për dhunë fizike. Unë e kam rapotu në polici, se jam në Suedi, e kam hap rastin ndaj Tomës para një jave…Më kanë intervistuar Krimet e Rënda, normal që po ndihem i rrezikuar”, tha Zeka.

Sipas Zekës, sjellja e Gashit është e nxitur nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Jam i bindur 99 për qind që Toma është i nxitur direkt nga Kadri Veseli, përderisa ky njeri po thirret në emrin e Kadri Veselit dhe ai nuk po reagon”, përfundoi Zeka.

Duke klikuar në linkun e lajmit më poshtë mund të shihni sesi nisi mbrëmë debati i ashpër mes Zekës dhe Gashit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?